0 0
Lazanja me fistik dhe mortadella

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 pako Lazanja të freskëta 12 peta
300 gr. Mortadella E prer në feta
200 gr. Parmixhano të grirë
300 gr. Djathë Provolone në feta ose mozzarella për pizza
200 gr Fistik
Pak Vaj ulliri
4-5 lugë Qumësht Për anët
Për beshamelën
700 ml Qumësht
100 gr. Gjalpë
70 gr. Miell
1 Qep
Pak Kripë
Pak Piper të zi
Pak Arrë myshku pluhur

Lazanja me fistik dhe mortadella

Kjo është një përgatitje festive ndaj ua sugjeroj për tavolinat tuaj të gëzimeve.

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

  • Për beshamelën

Udhëzimet

Ndani

Përgatisim të gjithë produktet për ti pasur në tavolinën e punës.

Përgatisni beshamelën, grini imët qepën dhe skuqeni me gjalpin, shtoni kripë, piper, arrë myshku dhe sapo qepa të zverdhet paksa shtoni miellin. Skuqni miellin dhe kur mielli të jetë gati shtoni duke përzier vazhdimishtë qumshtin. Përzijeni mbi zjarrë derisa të fillojë të marri një konsistencë kremoze. Mbulojeni me qese kuzhine që sipërfaqja mos të thahet.

Vendosni një tenxhere me ujë të ziej dhe shtoni një grusht kripë në të.

Grini trashë fistikët.

Kur të gjithë përbërësit i kemi gati mbi tavolinë fillojmë mbledhjen e lazanjës. Lyeni fundin e tavës me pak beshamel. Kaloni petët e lazanjës në ujë të nxehtë dhe bëni shtresën e parë në tavë. Sipër vendosni feta djathi provolone ose copa mozzarella për pizza kë keni zgjedhur sipas dëshirës.  Spërkateni me parmixhano të grirë,  pak fistik të bluar dhe bëni një shtres me feta mortadella. Vijoni kështu për 6 shtresa. Pra. petë lazanje e kaluar në ujë të valuar, beshamel, djathë, parmixhano të bluar, fistik, mortadella. Në sipërfaqe bëni një shtres beshamel, spërkateni me parmixhano të grirë,  fistik të bluar dhe pak vaj ulliri.  Anëve të lazanjës shtoni pak qumësht që të rrinë të buta gjatë pjekjes dhe futeni të piqet në furrën e nxehur më parë në 200 °C statike për 20-30 minuta  ose në furrën me ventilim në 180°C për 20-30 minuta  në të dyja rastet derisa shikoni që sipërfaqa është thekërisur mirë.

Për kaloritë e shumta që ka këshillohet konsumimi i saj në drek ku pasdite do të keni mundësin e të bërit një shëtitje.

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Lazanja me fistik dhe mortadella
Average rating:  
 0 reviews

Hapat

1
Bërë

para
Byrek me thjerza dhe pulë.
pas
Karkaleca furre me gjalpë dhe hudhër
para
Byrek me thjerza dhe pulë.
pas
Karkaleca furre me gjalpë dhe hudhër

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here