Të reja në raftin tim – Produkte bio, pjesa e dytë
Produktet në foto i kam blerë para 5 muajsh dhe para se të flisja për to doja ti testoja mirë e mirë dhe kam ngelur shumë e kënaqur.
Kenaja e Khadit është mrekullueshme, është realitsh 100% bio dhe siç ju kam folur në këtë postim bëj maska me të herë pas here. Rënien e flokëve ma ka ndaluar paksa por përsa i përket pjesës tjetër ajo mi ka trashur flokët, mi ka dhënë shkëqim dhe e shohë që më rriten. Do ta porosis përsëri pasi dhe erën e ka të këndëshme jo siç ankohen shumica e vajzave që kënaja neutro ka erë të shpifur. Kjo ti lë flokët me një erë hithrash pas i lan gati gati të këndëshme dhe relaksuese. Këna të mirë për ju që jetoni në Shqiperi gjeni te Hairguru ndërsa për ju të tjerët do ju lë linkun e webisitit ku i bleva unë në fund të postimit.
Balsami konçentrues i “biofficina toscana” ka një formul shumë të pasur dhe totalisht me produkte vegjetale si vaji i ulliri dhe ekstrakte nga fasulja kur është akoma mashurkë. Idela për flokë shumë të thata, të sfibruara dhe që këputën. I mbanë ato shumë të buta dhe për flokët me onde i jep atyre një formë natyrale. Vetëm që është i rënd si produkt dhe nuk duhet ekzagjeruar me përdorimin e tij. Këshillohet të përzihet me ujë pasi duke qën konçentrat efektin e ka më të madhë se një balsam i thjeshtë. Mua më pëlqenë jashtë mase. E kam testuar dhe gjatë periudhës së plazhit dhe dua të them që është perfektë, me ngjasa kam gjetur balsamin ideal për mua. Linja “biofficina toscana” ka dhe maskë dhe shampo që besoj dhe këto do ti marrë shume shpejtë.
Locioni kundra ngatërimit është fantastik por unë se përdore shpesh pasi me përdorimin e gjithë këtyre produkteve kam frike se floku më yndyroset, e përdorë vetem kur dua të mbajë flokët e pa krehura në onden time natyrale pasi e formon atë bukur dhe e lë të butë pa ngatërresa.
Shampoja blu që shihni në foto Bjobj është me esktraktet e tërshëres, ideale për flokët e hollë pasi i jep atyre volum. E gjeni dhe te Amazon dhe mbase jua sjellin në Shqipëri. Përveç se i rindërton duke mbushur fibrat e hapura ajo dhe ushqen rrënjën. Ka arom të kendëshme si mente dhe unë e mora në formatin familjare pasi i bleva online dhe shërbimi i dërgesës ishte pak i shtrenjtë. Këshillohet dhe kjo të hollohet me ujë pasi është e konçentruar si shampo dhe zgjatë goxha në kohë. Kështu që ja vlejti dhe çmimin dhe për këtë arsye.
Top i këtyre produkte padyshim ishte vaji i kokosit. Ku nuk e përdorë, flokë, fytyrë, duar, balsam për buzët, për majat dyshe të flokeve por efektin e tijë e kam ndjerë në trup. Po më zhduk celulitin si me magji. Po Po, skam lën gjë pa bërë për celulitin dhe ja tek më shfaqet një gjë kaq e thjeshtë e cila po ma redukton me sy. Duke shtuar dhe regjimin tim ushqimorë sigurisht, shoh një përmisim shumë të madhë të lëkurës së trupit. I këshillueshëm. Di që në Shqipëri një vaj të mirë kokosi e tregton Bimore Albania e cila shpërndan në të gjithë Shqipërin, porosia vjen per 5 ditë
Unë mora dhe një krem hidratues për fytyren të So’bio étict të cilin e vendos në mëngjes ose para se të aplikoj make-up, ndërsa në darkë aplikoj pak vaj kokosi. Paketimi ri hidratues mu dukë edhe më mire se ai që kam folur në një postim në të shkuarën.
Në këte pako kam porositur dhe një shampo për bashkshortin po e firmës Bjobj.
Këto produkte unë i kam blerë online te siti Eccocose por jam informuar dhe nuk sjellin në Shqipëri. Gjithsesi alternativa të këtyre gjërave siç ju thashë gjeni dhe te Bimore Albania.