Skampi të thekura me peksimadhe dhe stika pishe
Kjo pjatë mundë të përdoret si antipastë ose dhe si një pjatancë e vetme.
rreth 20 skampi
3-4 lugë stika pishe
Në një mikser bashkoni tulin e bukës,galetën,thelpinjët e hurdhërës të qëruar,djathin e grirë, gjethet e majdanozit dhe stikat e pishës.Grijini mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar mirë me njëri tjetrin dhe masa te jetë e shkrifët.Trasferojeni në një enë dhe shtoni vajin e ullirit,pak kripë dhe piper të zi,Përzijini mirë, duhet tju rezultojë një masë e butë por jo e ngjiturë.
Pastroni skampin duke i çarë në mest,hiqini fijen e trashë të zorrëve dhe shpërlani rërën që ndodhet te koka.Rreshtojini në një tavë me letër furre poshtë dhe mbushini me peksimadhen.Shtoni akoma një fije vaj ulliri sipër dhe piqini ne furrën e nxehtë në 200° për 20 minuta.
Shërbejini të ngrohta.
Ju bëftë mirë 🙂