Sardele me Galet
Nuk dija ku ta vendosja kete pjate sepse mund te quhet dhe antipaste dhe Pjate e dyte,Dhe un isha pak e pavendosur por me ne fund vendosa per antipaste.
PERBERSIT:
1 kg sardele te fresketa
2 thelpinje hurdher
galet sa na mjafton
majdanoz i grire imet
vaje ulliri
kripe dhe piper i zi
PERGATITJA:
Pastrojme sardelet duke i hequr koken dhe te brendeshmet bashke me shtyllen kurizore duke e terhequr ngadale ne menyre qe mos e ndajme ne dy pjes.Lajini mire dhe thajini me nje cop.
Pergatisni nje komposto me galet,hurdhra majdanoz krip dhe piper te zi,grijini mire ne menyre qe te gjitha aromat te bashkohen me njera tjetren.
Kalojini ne graten sardelet duke i lyer mire nga te dyja anet me kete komposto.Vendosini ne nje tepsi me leter furre posht dhe piqini ne furren te nxehur me pare ne 200° per 10 minuta ose derisa ti shikoni qe kane marre ngjure te arte.
Sherbejini te nxehta te shoqeruara me limon.
Ju befte mire 🙂