Përbërësit
-
1 pako 500 gr. Makarona Linguine De Cecco
-
1 lt. Qumësht
-
1 pako Pançetë e prer në kubikë250 gr.
-
1 cop e madhe Djathë të Bardhë
-
100 gr. Parmixhano të grirë
-
4-5 cop Vezë
-
50 gr. Gjalpë
-
1lugë të vogël Kripë
-
Sa mjaftonë Piper të zi
-
Disa degë Trumëz
Udhëzimet
Zieni makaront aldente në ujë të nxehtë me kripë, ndërkohë veçmas rrihni vezët me pak kripë, piper dhe djathin e grirë. Përzijeni derisa të lidhen mirë, shtoni qumshtin dhe djathin e bardhë të shkërmoqur dhe gjethet e trumzës.
Thekërisni pançetën derisa të bëhet kërce, lini pak mënjanë akoma të pa thekur për dekorin sipër. Kur të jetë thekërisur mirë lëreni të ftohet paksa dhe shtojeni te masa me qumësht dhe veze sëbashku me gjalpin e shkrirë.
Tani kulloni makaronat linguine aldente dhe shtoini dhe këto te masa me vezë, përzijeni dhe derdheni në tavë. Shtoni sipër pançetën që lamë për dekore, akoma pakëz gjalpë sipër dhe vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180°C për 35 minuta ose derisa shikoni që është mpiksur dhe thekërisur mirë sipër.