0 0
Mualebi me krem fistiku e fruta të freskëta

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
4 gota Qumësht
1 lugë Sheqer
1 lugë Lëkura limoni të grira imët
2 lugë Niseshte
1 lugë Gjalpë
4 lugë Krem Fistiku
1 fletë Xhelatin Peshku
Disa Luleshtrydhe
Disa Frut pasioni

Mualebi me krem fistiku e fruta të freskëta

Ju nuk e merrni dot me mend derisa ta përgatisni kuptohet, si një gjë kaq e thjesht që ka shoqëruar fëmijërin tonë mund të kthehet në një ëmbëlsirë fantastike. Ju ftoj ta provoni! Në vend të kremit të fistikëve, mund të përdorni fistik të bluar, por në rastin e fundit rrisni dozat e sheqerit te receta.

  • Serves 6
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Vendosni qumshtin në një enë dhe vendoseni të ngrohet, shtoni sheqerin dhe lëkurat e limonit. Sa po të filloj të marr val, shtoni fletët e xhelatinës  (që më parë i këmi lën të zbuten në ujë të ftohtë) dhe niseshten e tretur në ujë ose në pak qumësht dhe përzijeni vashdimishte. Kur të filloj të trashet pak bashkoni dhe kremin e fistikut dhe përzijeni vashdimishtë derisa të arrij konsistencën  e duhur të një kremi të trashë. Jashtë zjarrit bashkoni dhe gjalpin jepini një të përzier të fortë që të bëhet e ndriçme. Lëreni të ftohet para se ta ndani në kupa individuale. Më pas vendoseni në frigorifer të mpikset për disa orë. Në momentin e shërbimit shoqerojeni me frut pasioni dhe luleshtrydhe, mund dhe  ta nxirrni nga forma e saj për një tjetër prezantim më elegant. Të vendosni farat e frutit të pasonit në fundin e pjatës, mualebin e kthyer sipër të nxjerr nga forma e sipër saj feta luleshtrydhesh…

Të cilin unë do e bëja me shumë dëshirë nëse im shoq nuk do më kishte ngrën të dy tasat që kisha lën mënjanë. Durim  🙂

 

 

previous
Pavlova me shije Lime
next
Polenta furre me karkaleca
previous
Pavlova me shije Lime
next
Polenta furre me karkaleca

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here