Përbërësit
-
Për petën brize
-
250 gr Miell 00
-
100 gr. Gjalpë
-
1 lugë Sheqer Pluhur
-
80 ml. Ujë i ftohtë
-
Për mbushjen
-
3 Mollë
-
3 lugë Sheqer
-
1 gotë e vogël Konjak me shije druri
-
1 lugë e vogël Vanilje lëng
-
Pak Fletëza kripe
-
Pak Fleteza Bajamesh
-
disa Gjethe trumze
-
2 lugë Qumësht
-
Disa copëza të vogla Gjalpë
Udhëzimet
Përgatisni peten brize duke bashkuar miellin me gjalpin e punuar me mollëzat e gishtave që të rërëzohet. Pastaj bashkoni sheqerin pluhur dhe ujin dhe punoni brumin sa të formohet. Mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni të pushoj në frigorifer për 30 minuta.
Qëroni mollët dhe pritini në feta te holla. Vendosini në një tas dhe shtoni 2 lugë sheqer, rrushin e thatë, konjakun dhe vaniljen. Përzijeni.
Hapni petën në madhësin 30-32 cm. Shponi mesin e saj me pirunë, shtoni brënda mbushjen me mollë. Palosni anët. Dhe sipërfaqen spërkateni me fletëza kripe, gjethe trumze, sheqerin e mbetur, copëza gjalpi dhe fletët e bajames.
Anët e petës lyini me pak qumësht dhe futeni në furrën e ngrohur më parë të piqet në 160 gradë për rreth 40 minuta.
Shërbejeni të ngrohtë me akullore sipër.