Midhje biçak të thekura me peksimadhe
Biçakët janë molusqe me shije delikate dhe tepër të shijshme. Përdoren gjerësishtë në kuzhinë,si në supëra,risoto,makarona etj. Një recet fare e thjeshtë për tu shërbyer si antipasta ose si pjatë e dytë.
rreth 20 -25 molusqe biçak
Gratin me peksimadhe për mbushje
pak vaj ulliri
1 rrënjë xhenxhëfil
Vendosni në uje me kripë midhjet të rrinë për nja 1 orë. Pastaj hapini me kujdes në mes dhe hiqini komplet pjesën kafe që kanë në mes të trupit të tyre. Shpërlahini mirë dhe lërini të kullojnë. Ndërkohë përgatisni bazën për mbushje sipas recetës dhe shtojini xhenxhëfilë të grirë me rende. Radhisni midhjet në një tavë me letër furre poshtë dhe mbushini me peksimadhen. Sipër shtoni akoma pak vaj ulliri dhe vendosini të piqen në 180° për 25-30 minuta. Shërbejini të ngrohta me majdanozë të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂