Krem perimesh me qofte të vogla – kroketa
Antipastat janë pasioni im. Me recetën e sotme po ju sjell një eksplozim shijesh. J’ua këshilloj pasi perimet me të cilat i kam përgatitur janë në kohën e tyre më të mirë. Mund ti përgatisni me një mori qoftesh të vogla.
Për kremin:
2 patëllxhan
2 qep
një dorë domate të vogla
kripë dhe piper i zi
disa gjethe borzilok
vaj ulliri ekstra i virgjër
Për qoftet:
Këtu po ju vë disa lloje qoftesh të cilat mund ti përgatisni për të shoqëruar kremin. Qoftet në vende që ti skuqni mund ti piqni në furrë për ti pasur edhe më të lehta. Të miat jan me Ton të bardhë dhe mel.
Qofte me peshk ton të bardhë dhe mel
Perimet pritini në copa dhe vendosni në një tavë me letër fiurre poshte, shtoni kripë, piper të zi dhe vaj ulliri, piqini në furrë derisa të jenë gati. Pastaj grijini në blender me gjethet e borzilokut, akoma vaj ulliri, regulloni përsëri me kripë dhe piper nëse është e nevojshme.
Përgatisni qoftet që ju deshironi më tepër.
Kompozoni pregatitjen duke hedhur kremin në gota individuale dhe sipër tyre vendosni nga një kroket të vogël me një kunjë dhëmbësh ose një shkopë të posaçëm. Shërbehen si të ftohta ashtu dhe të ngrohta.
Ju bëftë mirë 🙂