Brusketa pikante me mocarela
Kisha kohë që nuk ju vija një recetë për brusketa dhe këto janë të shijshme shumë.
disa feta bukë integrale
mocarela
cironka nën vaj
3 speca djegës të freskët
2 hudhëra
Pak vaj ulliri ekstra i virgjër
1 lugë uthull molle
pak kripë
pak koper
pak majdanoz
gjysëm qepe të ëmbël
Vendosni fetat e bukës të theken ndërkohë përgatisni salcën pikante.
Vendosni në blender specat, hudhërat dhe jepini një të grirë, pastaj shtoni pak vaj, uthullën, pak kripë dhe bluajini përsëri.
Prisni mocarelën në copëza të vogla. Pritni qepën e ëmbël në copëza të vogla.
Vendosni bukën në një pjatë servirje dhe sipër saj vendosni mocarelën, një cironk, pak nga salca pikante, shtoni dhe pak qep të embël, koperin dhe majdanozin e grirë dhe në çdo brusket pak vaj ulliri.
Shërbejini.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |