Brusketa me djath dhie të butë dhe fiq të karamelizuar
Siç e dini tashmë pasi ju lodha duke ua thën për mua ska ushqim më të mirë se brusketat. Ashtu siç jua sugjerova dhe kur e postova në instagram këtë foto… vajza përgatiteni vetëm për veten tuaj, merrni dhe një gotë verë të bardhë dilni në ballkon dhe shijojini duke lexur librin tuaj të preferuar.
disa feta buke
djath dhie i butë
1 lugë arra të thërrmuara
disa fiq
pak pluhur xhënxhëfili
vaj ulliri ekstra i virgjër
krem uthulle balsamike
disa gjethe borziloku
Laini fiqt dhe ndaini në katërsh. Vendosni një tigan me fund që nuk ngjitë dhe vendosni në të fiqt të karamelizohen.
Ndërkohë punoni djathin me pak pluhur xhenxhëfili dhe shtoni dhe arrat e thërmuara. Përzijeni derisa djathi të zbutet mirë.
Thekni fetat e bukës dhe lyini me kremin e djathit dhe sipër vendosni fiqt e karamelizuar sëbashku me lëngun që ka formuar në fund të tiganit. Vendosni dhe disa gjethe borziloku dhe shtoni pak vaj ulliri dhe pak krem uthulle balsamike. Shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: në munges të pluhurit të xhenxhëfilit mund ti shtoni xhenxhëfilë të freskët të grirë imët ose mund ta bëni pa të. Djathit mund ti shtoni pak mjaltë nëse dëshironi.