Muffin me Patate
Sot muffin i solla te kripura ne rolin e nje antipaste.
PERBERSIT:
300 gr patate
200 gr miell 00
1 lug të vogel sode buke
70 gr djathe parmigiano te grire ose çdo lloj tjeter kaçkavalli te forte.
2 vezë
250 gr proshute te pjekur
100 gr qumesht
kripe dhe piper i zi
bare qepe (erba cipollina)
2 luge vaj ulliri
PERGATITJA:
Zjeni patatet dhe kur të jen gati leri te ftohen dhe qerojini.Shtypini me ndihmen e një piruni ose kalojini në mikser.Vendosini ne një ene të madhe dhe shtoni ne të pak nga pak miellin,sodën e bukës,pak kripe dhe piper të zi,djathin e grire,qumshtin,vezët,2 luget e vajit dhe proshutën e pjekur te prere në kubik.Prisni barin e qepes në copeza të vogla dhe shtojeni te ena.Bashkojini të gjithë përbersit duke i punuar me duar ose me ndihmën e një luge deri sa të përfitoni një mase të trashe.Ndërkohe përgatisni stampat për muffin duke i veshur me letren përkatese.Me ndihmën e qeses së pastiçierit ose me luge hidhni në stampa masën që pergatitem.Vendosini të piqen ne furren e nxehur më pare në 180° per 30 minuta,Ose kur shikoni që siperfaqja e tyre është e kuqerremte.
Lerini të ftohen disi dhe sherbejini.
Ju bëftë mirë 🙂