Midhje fiston -capesante ne furrë
PERBERSIT:
20 midhje fiston-capesante
1 tufe e vogel majdanozë
2 thelpinje hurdhra
pak kripe dhe piper i zi
vaj ulliri
limon per shoqerimë
PERGATITJA:
Grini hurdhrën dhe majdanozin imët dhe vendosini në një ene.Shtoni 5 luge vaj ulliri pak kripe dhe piper te zi.Pastroni midhjet dhe pritini në copa të vogla bashkë me koralin.Shtojini te ena me koposton e marinaturës.Përzijini mire që të gjithë përbersit të lidhen me njeri tjetrin dhe nga kjo koposto mbushni përseri guackat e midhjeve.Vendosini të piqen ne furre e nxehur më parë ne 200° per 5-10 minuta.
Shërbejini të nxehta te shoqëruara me limon.
Ju Befte mire 🙂