Brusketa integrale me ton dhe rukola
Dhe sot me një version tjetër të brusketave.E gjitha me shije mesdhetare dhe shumë të shijshme.Provojini dhe me thoni.
Disa feta bukë integrale
1 kuti me peshk ton natyral
disa domate nën vaj
rukola
rigon
pak kripë
vaj ulliri ekstra i virgjër
uthull balsamike
Vendosni fetat e bukës të thekën dhe përgatisni përbersit e tjerë duke coptuar tonin dhe prerë domatën në copa të vogla.Kur të jetë thekur buka fërkoni sipërfaqen saj me hurdhër dhe kompozoni brusketat duke bëre një shtres me rukola pastaj sipër vendosni tonin,domatet nën vaj shtoni pak kripë dhe rigon.Shtoni pak vaj ulliri dhe uthull balsamike.
Shërbejini menjëherë.
Ju bëfte mirë 🙂