Vezë Bendikt(benedict) me asparag
Në faktë kjo është një recetë e rivizitur, pasi origjinalja parashikone përdorimin e pançetës dhe salcës hollandeze.Ky version është me më pak kalori.
4 feta bukë
4 vezë temperature ambjeni
3 lugë uthull te bardhë
500 gr asparag
vajë i aromantizuar me tartuf te zi (llojë kërpudhe)
Pastroni asparagët nga pjesa e poshtë e fortë.Vendosnin të ziejnë për 5 minuta ne ujë me pak kripë.Hiqini dhe kalojini të kavardisen për pak sekonda në vajin e aromantizuar me tartuf të zi. Hiqini dhe ruajini mënjane.Në te njëtin tiganë thekni dhe fetat e bukët.
Ndërkohë vendosni dhe një enë të vogël me pak ujë në zjarrë të marri valë dhe kur te jet gati shtoni uthullen.Thyeni vezën ne nje tase jo shumë të thellë.Filloni trazoni ujin që po zjene duke krijuar një vorbull dhe shtoni vezën në të.Leri të gatuhet për 2-3 minuta.Hiqeni me kujdes.Bëni kështu dhe për vezët e tjera.
Filloni kompozoni pjatën duke vendosur bukët e thekura,sipër tyre disa asparagdhe siper asparageve vendosni vezën.Kriposeni shtoni pak piper të zi të bluar në moment dhe akoma një xhiro me vajë me tartuf të zi.
Ju befte mire 🙂