Ushqimi Omanit
Une e dashuroj ushqimin arab besoj e kam thene mjaftueshem qe ta dini dhe ju. Omani eshte nje vend multinacional dhe kryesisht domion me shume kuzhina turke por nuk rri mbrapa dhe ajo libanese, persine, aziatike dhe kontinetale dhe sigurisht kuzhina vendase arabe. Por influencen me te madhe siç e thashe e ndjeva qe ishte me se shumti turke. Kuzhina ne teresi eshte e mire dhe e shijshme por kurre ne nivelet e kuzhines arabe qe gjeta ne Dubai. Ndoshta nuk eshte nje krahasim i sakt ky qe po bej por duke qene se eshte vendi qe kam vizituar me shume dhe e njoh deri diku mire.
Ne Oman sigurisht qe gjendeshin restorante tipike omanite me kuzhine arabe dhe te niveli te lart por jane nga ato restorante qe ulesh te hash nje her si turist dhe kaq pasi jane ushqime qe nuk konsumon dot perdite. E para per kalorit, e dyta morine e erezave dhe pikantes dhe e treta kostos. Omani eshte nje vend me i shtrenjte se Dubai, po po e degjuat mire dhe ja ku dal prap me krahasimin me Dubai, po me vinka natyrshem sot teksa po shkruaj. Ushqimi kushton me shume se ne Dubai dhe te ushqehesh perdit nje familje e vogel si e imja vetem per dy vaktet kryesore shpenzoje 80Euro e siper. Theksoj qe ushqimi i rrugeve nuk eshte ne gjendje shume te perparuar e do s’do stepesh ndaj preferon restorantet e nje far niveli te cilat kushtojne te pakten me shume se ne disa vende arabe qe kam vizituar une. Pra Omani per mua eshte shume i shtrenjte ne krahasim me Doha, Dubai dhe Abu Dhabi.
Por dua te vecoj restoranti Rozna i ndertuar ne nje fortes Omane ku kishe mundesi te zgjithje te haje si vendasit shtruar ne sofer. Ushqmi ishte shume i mire, is sherbyer me kujdes dhe kishe nje mori zgjedhjesh. Perpos kesaj sofra ku ti konsumoje vaktin kishte vetem nje kamarier eskluziv per ty keshtu qe cdo nevoj apo paqartesi zgjidhej ne moment.
Bakllavane me te mire qe kushtonte plot 8euro e konsumuam ne nje kafe pran bllokut te ambasadave zona me ne ze Nesva Cafe.
Ishte dhe MADo turke per bakllava por pas zhgenjimit qe pata me kte zinxhire pasticerie ne Dubai ketu nuk e mora mundimin ta provoja.
Ushqimet internacionale natyrisht qe jane me te shtrenjta pra nje kapucine diku te 5euro, 1 omelet 13 euro, supe domate diku te 5 omr qe eshte diku te 12 euro. Sallatat po rreth 10 euro e keshtu me rradhe. ne teresi dhe pse i shtrenjte ushqimi pergatitej me shije.
Me poshte po ju le me galerine ushqimore.