Tortë e mbushur me pjeshkë
Kjo është koha më e përshtaçme për të përgatitur këtë tortë pasi pjeshkët janë në kohën e tyre më të mirë.
400 gr miell
3 të verdha veze
1 lugë e vogël sodë buke
100 gr sheqer pluhur
120 gr gjalpë i ftohtë
Për mbushjen:
rreth 800 gr. pjeshkë
150 gr. sheqer kaf
1 limonë
Përgatisni brumin frolla,dhe ndajeni në dy pjesë. Një pjes vendosni në frigorifer te fresku dhe tjetrën vendosni te ngrirja.
Përgatisni mbushjen e tortës.
Pastroni pjeshkët nga lëkura dhe pritini në copa të vogla. Vendosini të gatuhen në një enë me fund të trash me sheqerin dhe lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë. Lërini të gatuhen ngadal ngadal sikur të bëni një reçel. Kur pjeshkët të zbuten dhe lëngu të jet trashur, hiqeni dhe lëreni të ftohet.
Hapni me ndihmën e një letre furre brumin që keni lën te fresku. Për një tavë torte të përmasave 20 cm. Llogariteni ta hapni petën dhe pak me të madhe se duhet të vishen dhe anët e tortierës. Hidhni në mes mbushjen me pjeshkë
Merrni brumin frolla që kemi lën në ngrirje dhe me anë e një rendeje , grijeni sipër tortës duke mbuluar gjithë sipërfaqen e saj.
Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180° për 30 minuta.
Lëreni të ftohet paksa dhe shërbejeni. Kjo tortë është shumë e përshtaçme dhe për mëngjes.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |