Tartë me perime
Një tartë e shpejtë me perimet verore video receta e rradhës.
200 gr. domate të vogla
100 gr. djathë pice
1 petë sfoljatë
2 kungulleshka
1 hudhër e njomë
disa gjethe borziloku
1 e verdhë veze
1 lugë e vogël kripë
1 lugë e vogël rigon
2 lugë vaj ulliri
[youtube url=”video_url” width=”500″ height=”300″]
Prisni kungulleshkat, domatet, djathin dhe hudhrën në copa të vogla.
Shtroni sfoljatin, shpojeni me pirun dhe mbusheni me djath, kungulleshka, domatet, hudhrën e grirë. Kriposeni, shtoni rigoni, borzilokun, vajin e ullirit. Palosni anët e sfoljatit dhe lyeni me një të verdhë veze të rrahur. Piqeni në 180°C për 30-35 minuta.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
Tartë me perime
Average rating: 0 reviews