Sushi me laker
PERBERSIT:
Laker
merluc
oriz
PERGATITJA
Shkepusni gjethet e lakres nga trupi dhe vendosini te ziejn ne uje te valuar me krip per 10 minuta.Qeroni merlucin nga halat dhe vendoseni te skuqet me pak vaj ulliri.Kur te jet gati thermojeni ne pjes te vogla.
Vendosni dhe ujin e orizit te ziej me masat 1 oriz 2 uje me pak krip dhe vaj ulliri.Lereni te ziej me kapak deri sa te perthahet dhe te perfitoni nje pilaf orizi te shkrifet,Me mire akoma nese perdorni oriz basmati.
Kur perbersit te jen gati filloni me pergatitjen e sushit.Shtroni nje qese trasparente kuzhine ne tavolinen e punes dhe vendosni siper nje gjethe laker.Vendosni pak oriz dhe pak merluc.Mbeshtilleni ne formen e nje involtini dhe lidheni me qesen trasparente si nje karamele.Vazhdoni ne kete menyre per te gjithe gjethet e tjera te mbetura.Pas kesaj vendosini te ziejn ne avull.(Avullin nese skeni pajisjet e duhura si une mund ta pergatisni me nje tenxhere te lart me uje qe vlon dhe siper ti vini nje kulles makaronash)Vendosni lakren e mbeshtjelle me qese ne tenxheren me avulle dhe mbulojeni.Lereni ne kete menyre per rreth 10 minuta.
Pas kesaj lerini te ftohen dhe pritini ne formen e nje sushi me madhesi te njejte.Zbukurojeni pjaten me krem aceto balsamike.
Ju befte mire 🙂