Supë portokalli me karkaleca të marinuara
Doni ta organizoni vet darkën e Shën Valentinit dhe doni diçka fine. Kjo recet bën për ju 😉
10 karkaleca
2 portokalle
pak kripë himalaje ose kripë e thjeshtë
piper i zi
pak kopër
gjysëm luge të vogël niseshte
pak vaj ulliri
pak lëkur limoni vetëm pjesa e verdhë.
Pastroni karkalecat nga koka zhgualli dhe fija e zezë. Vendosini nëpërmjet një qese kuzhine me pak vaj ulliri dhe ngjeshini me rrahësen e mishit që ti bëni si pet. Shtoni pak kripë dhe piper të zi dhe ruajini në frigorifer.
Shtrydhni 1 portokall e gjysëm dhe gjysmën tjetër ruajeni mënjanë. Filtron lëngun e shtrydhur. Përzijeni me niseshten, pak kripë dhe vendoseni mbi zjarrë duke e përzierë herë pas here derisa të vishet paksa. Hiqeni dhe lëreni të ftohet plotësishtë pastaj vendoseni disa minuta në frigorifer. Qëroni gjallë gjysmën e portokallit dhe priteni në copa të vogla kartore.
Vendosni në një pjatë servirje me fundë të thell pak supë portokalli, shtoni në mes karkalecat e gjallë, copat e portokallit pastaj dekoroni pjatën me pak kopër, piper të zi dhe lëkurat e limonit të grira. Shërbejeni me pak vaj ulliri sipër.
Ju bëftë mirë 🙂