Supë e ftohtë me panxharë të kuqë
Kjo ishte receta e parë që u botua të gazeta Paloma javën që kaloi për të hapur rubrikën e kuzhinës në gazetë.Kjo supë mundë të përdoret si një pjatë e parë ose si një antipastë nëse doni ti suprizoni miqtë tuaj, natyrishte në rastin e antipastës shërbehet në sasi të vogla.Mundë ta shërbeni dhe në gota.Eshtë fare e thjeshtë për tu përgatitur por me tepër shije.Një mënyre për të sjellë ndryshe panxharin e kuqë i cili ka një shije jo të përcaktuar mirë.
3-4 panxharë të kuqë
2-3 lugë vaj ulliri i cilësis së mirë
kripë dhe piperi zi
200 ml kos
Miks farash (luledielli,lini,susami, kungulli)
Qëroni panxharin dhe vendoseni të ziejë në një enë të bolllshme me ujë dhe pak kripe të trashë.Lëreni për rreth 10-15 minuta.Hiqeni dhe lëreni të ftohet.
Ndërkohë, piqni farat në një tavë të shtruarë me letër furre poshtë për 3-4 minuta duke pasur kujdesë që mos ju digjen.
Në mikserin me zhytje ose në blender,shtoni panxharin e prerë në copa,vajin e ullirit,kosin,pak krip dhe piper të zi dhe grijini në maksimumin e shpejtësisë derisa të përfitoni një krem homogjenë.
Shërbejeni të ftohtë të shoqëruara me farat sipër.
Shërbejeni të ftohtë të shoqëruara me farat sipër.