#summernights
Darkat e verës të preferuara, antipasta, diçka të thjeshtë që bëhet në moment, kokteilin perfekt për ta shoqëruar, natyrishtë shoqërinë e duhur dhe muzikën që ju pëlqen më shumë.
Në këtë pjatancë që shihni në foto kam përgatitur një tapenade, salcën tipike të Provencës e cila nuk është gjë tjetër vetëm një pure ullinjsh për të shoqëruar bukën e thekur. Unë e shoqërova me një koktail ju mund ta shoqëroni dhe me një gotë verë të bardhë.
Për tapenade-n :
200 gr ullinjë jeshilë pa bërthamë
1 thelpi hudhër
5-6 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
pak kripë
1 lugë kaperi
1 cironkë nën vaj
Për bukën e thekur:
copa buke integrale
pak rigon
pak vaj ulliri ekstra i virgjër
Përbërësit për kokteilin:
1 pjes verë e bardhë e gazuar
një pjes “schweppes” tonik
akull
trangull
limon
Në blender fusni ullinjtë, kaperin, hudhrën, cironkën nën vaj, shtoni pak kripë dhe bluajeni mirë.
Hiqeni, shtoni vajin e ullirit dhe përzijeni.
Vendosni copat e bukës në një tavë me letër furre poshtë, spërkateni me vaj dhe rigon. Vendosini në furrë të theken për disa minuta.
Përgatisni kokteilin , prisni nje flet limoni dhe vendoseni në një gotë. Shtoni akullin. Nga trangulli prisni hollë me qëruesen e patates disa flet të holla dhe vendosini në mënyrë të përdredhur në gotë, shtoni verën dhe ujin tonik Përzijeni.
Shërbejeni tapenade-n me koktailin dhe bukën e thekur.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |