Sultjash i pjekur në 3 versione
Sepse ishte receta që mbajti gjatë vendin e parë në blog dhe u bë gati nga të gjitha ndjekset e mia dhe më besoni jeni shumë. Pastaj kur ke banane në shtëpi pa fund, çfarë bën me to?! I riciklon 😛
Sot po sjell 3 versionet e sultjashit të pjekur. Baza ngelet po e njëjtë (lexo recetën e plot këtu) por në hapa të tjera të tij janë shtuar shije të ndryshme.
Fillojmë me shijen e parë.
Sultjash i pjekur me arom arre kokosi dhe banane të karamelizuara
Baza është kjo —> Sultjash i pjekur të cilit i është shtuar 2 gota më shumë qumësht gjatë zierjes dhe në përfundim pas gjalpit, para se ta shtroni në tavë janë shtuar dhe 2 gota plastike 1 përdorimshme miell arre kokosi.
Pasi është shtruar në tavë dhe sipërfaqja është lyer me të verdhë veze futet në furrë. Pra proçedura është e njëjtë më pas me recetën e mëparshme.
Ndërkohë përgatisni bananet duke i prer në feta të holla, i kaloni në tigan me pak gjalpë dhe kanell dhe kur të jenë skuqur paksa i shuani me 1 gotë të vogël rum me mjaltë ose rum të thjeshtë dhe 1 gotë të vogël shurup panje.
Lëreni të karamelizohen.
Kur sultjashi të jetë pjekur, vendosni sipër tij bananet e karamelizuara sëbashku me lëngun e tyre, spërkateni me fleta bajamesh dhe kur të jetë ftohur plotësishtë vendosini në frigorifer te fresku të pushoj për disa orë.
Shënim: (gotat ekstra të qumëshit ja shtojmë pasi mielli i arrës së kokosit gjatë pjekjes na i thanë shumë masën e orizit dhe nuk bëhet kremoz)
Shija e dytë është:
Sultjashi i pjekur si origjinali por në vend të luleshtrydheve dhe frutave kam vënë bananet e karamelizuara mësipër, Kjo recete për ata që nuk e kanë qef arrën e kokosit. Pra receta bazë dhe bananet e karamelizuara si më sipër.
Sultjash me çokollatë dhe banane brulèe
Receta e tret kalon vetëm një pjekje të lehtë në sipërfaqe pasi bananet po të piqen në furrë bëhen gomoze ndaj mendova ta bëja sipërfaqen e tij të pjekur me çakmakun e pastiçierit si të jetë një krem brule.
Pra receta bazë e sultjashit të pjekur , lexojeni këtu. Do i shtoni 5-6 lugë kakao dhe 200 gram çokollatë të copëzuar në momentin që i shtoni sheqerin. Trazojeni sa të shkrihet dhe sultjashi të trashet. Lëreni të ftohet plotësishtë dhe shtoini 3 -4 banane të prera në kubikë të vegjël dhe vendoseni në një tavë. Sipër për dekor shtoni përseri 1 banane të prer për së gjati. Sperkateni me sheqer kaf të përzier me kanell dhe digjeni siperfaqen derisa të kërcaniset.
Shtoni sipër arra ose bajame dhe vendoseni në frigorifer të pushoj.
I rash pak shkurt shpjegimit duke ditur që receten bazë tashmë e keni mësuar përmëndësh por besoj se është i qart. Në të kundërtën me lini posht në komete përshtypjet nese e kuptoni apo jo qe t’ua vej si postime me pas veç e veç.