Strudel i kripur me perime dimërore
Strudelin e kripur këtë rradhë e kam bërë me petët e byrekut për të pasur një sipërfaqe më kërce. Unë kam përdorur perimet e mëposhtme por ju mund të përdorni çdo llojë tjetër perime stine.
1 pako me petë byreku të gatëshme (mundë ta bëni dhe me sfojlat)
gjysëm lulelakre
2 finokë
250 gr qepujka
1 dorë ullinjë
pak kripë dhe piper i zi
pak trumëz
pak djath dhie
2 lugë suzam
2 lugë qumësht
2 lugë vaj ulliri
2 lugë vaj luledielli
Lulelakrën dhe finoku priteni në feta dhe sëbashku me qepujkat, pak vaj ulliri, kripë dhe piper të zi vendosini në një tavë me letër furre poshtë. Piqini në 200° për nja 20 minuta. Lërini të ftohen.
Shtroni nja 10-15 petë byrekut dhe në mes vendosni perimet të cilave sipër do ti shtoni djath dhie të copëtuar, ullinjtë dhe aromantizojeni me trumëz. Mbyllni petët një nga një duke i lyer me pak vaj luledielli për ti krijuar efektin sfoljat dhe krokantë. Mbylleni mirë nga të gjitha anët sikur po bëni një pako dhe kthejeni nga ana tjetër në mënyrë që palosjet e petëve ti ket nën vete për mos dalë mbushja. Lyeni sipërfaqen e tijë me pak qumësht dhe spërkateni me fara suzami. Piqeni në furrën e ngrohur më parë në 200° për 30 minuta ose kur shikoni që sipërfaqja e tijë është e pjekur mirë.
Lëreni të ftohet paksa dhe shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂