Speca gogozhare të mbushura me ton dhe kaperi
Ta dini ju sa e vështirë është ti gjesh këto llojë specash te unë. Por kur i gjej ama marr plot. Pastaj fillon argëtimi i radhës kur i han kush do më qëlloj djegës e kush jo 🙂
speca gogozhare të vogla
Ton natyral të konservuar
një dorë kaperi
disa thelpinjë hudhëra
pak kripë
pak vaj ulliri
Përgatisni mbushjen duke grirë në blender tonin me hudhërat dhe kaperin. Pastroni specat nga farat dhe mbushini me përgatitjen me ton. Vendosni në një tavë pjekje me letër furre poshtë, shtoni pak kripë sipër dhe vaj ulliri. Piqini në furrën e nxehur më parë në 200° për 20 minuta.
Shërbejini si garniturë ose si antipastë.
Ju bëftë mirë 🙂
PS: hëngra 5 dhe 3 më qëlluan djegëse 🙁