Skampi te marinuara
PERBERSIT:
skampi
1 limon
vaj ulliri i cilesis se mire
disa flet majdanoz
1 thelpi hurdher
krip dhe piper i zi sa mjafton
PERGATITJA:
Pastroni skampin me ndihmën e një gërshëre duke i çarë lëvozhgën në barke paralelishte.Hapeni me duar dhe tërhiqni pjesen e tulit.Hiqini shiritin e zi.Veproni kështu me pjesën tjeter.Lajini dhe lërini të kullojnë.Grini lëkuren e limonit duke pasur kujdes të hiqni vetem pjesen e verdhë.Shtrydheni limonin dhe lëngun ruajeni mënjan.Në një enë vendosni skampin,shtoni pak kripë,piper të zi ,shtoni lëngun e limonit,2 lugë vaj ulliri,lëkurën e limonit,përzijini mirë dhe mbulojeni me qese kuzhine,vendoseni në frigorifer të marinohet per rreth 1 orë para se ta shërbeni.Ndërkohe përgatisni një salce me gjethe majdanozi,disa lugë vaj ulliri dhe gjysëm thelpiu hurdhër.Grijini derisa te perfitoni nje tipë salse.Kur marinimi të jetë gati kompozoni pjaten sipas dëshirës dhe mënjane për ata që dëshirojen shijet më te forta vendosi salsën e majdanozit.
Ju befte mire 🙂