Send someone a love letter – Sepse letrat falin dashuri
“Ndërsa prisja dritën, gjatë viteve…rash në gjumë. Ti erdhe, si drita ime në fund të tunelit. Dielli im…
10 vjet … të cilat vijojnë”
© U.Shahinaj
Ndryshe nga festat e tjera, për Shën Valentinin gjithmon jam në kërkim të dhuratave origjinale. Në fillim të muajit mendja më punon vetem çfarë duhet ti dhuroj patnerit tim, diçka të bër vërtet me zemer, larg klisheve dhe komercializmit. Darkat romantike e mëngjeset e ëmbla i kam konsumuar me kohë. Sot, në muajin tonë të dashuris, në këtë Valentin, në 10 vjetorin tonë….patnerit tim do ti shkruaj një letër… gjë që ua sugjeroj dhe juve.
Uluni dhe mendoni ditën e parë të njohjes, gjërat që doni më shumë te ai, shikojeni jetën tuaj më të dhe pa të, shprehni të gjitha ato që keni në zemër. E mos jini vetëm të sheqerosur në mendime, kujtoni dhe zënkat, ndonjë mëri, faljet e ëmbla dhe netët e gjata të dashuris. Kujtoni ditët e lumtura e momentet që jeni ndjer pran tij njeriu më i sigurt në botë. Flitini me zemër, me sinqeritetin tuaj më të madhë, flitini si shokun e jetës, atë që është gjithmon aty, për ty. E nëse ju duhet pak frymëzim tek e shkruani letrën vendosni këngën tuaj… tingujt e pianos të Erik Satie e Ryuichi Sakamoto …
E nëse nuk jeni të mirë me letrat, lini mesazhe të vogla të shpërndara në hapësirat e tij, posht jastikut, në dollapin e rrobave, në makinë… te furçja e dhëmbëve, në një vënd që nuk ia merr mendja.
Zgjidhni një frazë nga ndonjë film, rrjeshtat e një poezie jo domosdoshmërisht të shkruar nga ju… teksin e një kënge…
Unë po ju lë nën vargjet e Elsa Ymerit, duke shpresuar të merrni pak frymëzim dhe të shkruani letrën më të bukur të dashuri.
Një komodinë ndanë shtratin tënd
Një tufëz dritë t’i shquan sytë
Ta ndjej dihatjen si ritëm peng
që më zvarrit në çdo qelizë
Ti fishkëllen një melodi
si pëshpëritje që më trazon
Në ag, dy sy më shohin ëmbël
dhe pakëz dritë, ndanë shtratin tend…
© Elsa Ymeri
PHOTO CREDIT GOOGLE