Sardele te Marinuara
Sardelet e marinuara jane nje antipaste qe gjendet pothuajse ne gjithe kuzhinen e bregdetit dhe jane mjafte te konsumueshme ne vere.
Keshillohet qe marinatura e Sardeleve te behet ne ene plastike,qelqi ose balte.
PERBERSIT:
500 gr sardele
2 hurdhera
lengu i 2 limonave
nje tufe e vogel majdanoze
gjysem gote vaj ulliri
piper i zi sa mjaftone
krip sa mjaftone.
PERGATITJA:
Pastroni sardelet duke i hequr dhe shiritin e halave ne mes.Kini kujdese qe ti ndajne si nje liber i hapure pa i shkeputur ne dy pjese.Shperlajini mire ne uje te bollshem.Lerini te kullojne dhe pergatisni marinaturen.
Grini gjethet e majdanozit me hurdheren imet dhe bashkoni lengun e limonave me vajin e ullirit,shtoni pak piper dhe pak kripe,majdanozin bashke me hurdheren.Perzijini mire dhe vendosni ne kete marinatur sardelet duke pasur kujdes qe ato te rrine te shtrira mire ne menyre qe te gatuhen.Lerini te pakten 5 ore ne frigorifere para se ti servirni.
Munde ti sherbeni te shoqeruara me buke te thekure dhe natyrishte nje gote vere te bardhe.
Ju befte mire 🙂