Sallatë spinaqi me arra dhe mozzarella (mocarela)
Tepër pranverore kjo sallatë në ngjyra dhe në shije.
PERBERSIT:
Spinaq të vegjël
arra të qëruara
domate qershizë
mozzarella(mocarela ) të vogla në munges mundë ta bëni me mocarela normale dhe e prisni në pjesë të vogla
rrepa të vogla
uthull balsamike
vaj ulliri ekstra i virgjër
pak krip dhe rigon
PERGATITJA:
Lani spinaqin dhe thajeni me një beze kuzhine.Lani dhe prisni domatet në gjysëm,thelpinjtë e arrave i thyeni me dorë në pjesë të vogla.Prisni rrepat në feta të holla.Rendisi në një sallatierë spinaqin,domatet,mocarelën,arrat,rrepat dhe marinoni me pak kripë,rigon,vaj ulliri dhe uthull balsamike.Ideale do ishte nëse do përdornit rigonin e freskët.Por mua nuk mu ndodhë për momentin.
Shërbejeni menjëherë.
Ju bëftë mirë 🙂