Sallatë me thjerza dhe karkaleca
Për italianët siç e dini thjerëzat janë fatsjellëse dhe në tryezën e fundëvitit nuk mungojnë kurrë për tu konsumuar mbas orës 12 si shenjë ogurmirë për vitin që vjen. Si çdo fundvitë unë sjell një pjatë me këtë përbërës dhe këtë të sotshmen ma këshilloi një mikesh e faqes. Natyrisht unë bëra modifikimet e mia dhe ja një pjatë shumë e mirë për tu shërbyers si sallatë ose si antipastë nëse keni zgjedhur menu peshku për atë ditë.
300 gr. Thjerza
500 gr. Karkaleca
1 gotë verë të bardhë
2-3 thelpinjë hudhëra
kripë dhe piper i zi
pak kopër
2-3 lugë vaj ulliri
2-3 lugë me kokrra shege
Vendosni thjerzat të rrinë në ujë të ftohtë për disa orë dhe pastaj zijini në ujë me kripë për 15-20 minuta. Të jenë të zjera por jo sa të shpërbëhen fare kështu që kini kujdes. Kullojini dhe ruajini mënjanë.
Pastroni karkalecat nga koka, fija e brëndëshme dhe gëzhualli. Grini imët hudhërën dhe vendoseni të kavërdiset me vajin e ullirit, shtoni karkalecat dhe kavërdisini sëbashku. Pas pak shtoni dhe thjerzat, kriposeni dhe shtoni piper të zi. Përzijini disa sekonda në tigan derisa të aromantizohen me njëra tjetrën dhe shuani me verë të bardhë. Lëreni që vera të avullojë, shtoni koper të grirë imët dhe jashtë zjarrit shtoni dhe kokrrat e shegës. Përzijeni dhe shërbejeni. Janë të shijshme si të ngrohta ashtu dhe të ftohta.
Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Festat 🙂
Submit your review | |