Rizoto – Rizotim
Nuk dija si ta shqipëroja më së miri këto dy terma pasi dhe bota mbarë i përdor të tillë duke qën së ështe një teknik gatimi që i kan të drejtat e autorit italianët.
Të fillojmë me termin Rizoto. Atëher orizi i gatuar në formë rizoto është teknika e gatimit duke i shtuar orizit herë pas here lëngë ose ujë të nxehtë dhe përzierë vashdimishtë derisa të ziej. Duhet të jetë kremoz dhe përbërësit të lidhur mirë me njëri tjetrin në harmoni.
Rizotimi është i lidhur ngushtë me cfarë thashë me sipër pasi është një teknik që përdoret dhe për përbërës të tjerë. Po ju jap një shëmbull duke u munduar t’jua shpjegoj sa më mirë për të më kuptuar.
Makarona të rizotura janë makarona të cilat janë zierë shumë pak në ujë të bollshëm me kripë (rreth 5 minuta) dhe zierjen e tyre përfundimtare e kan mbaruar në tigan duke i shtuar herë pas here ujin e zjerjes derisa ato të ziejnë plotësishtë, të lidhen me përbërësit e tjerë dhe shikoni që në fundë të tiganit është formuar një krem i hollë.
Të rizotuara në këtë mënyrë makaronat bëhen dhe lehta pasi ndalohet gjithë proçesi i trasforminit të sheqerit në to dhe bëhen më të lehta për tu tretur.
Të njëjtën gjë mund të bëni dhe me perimet për të ruajtur gjithë shijen dhe vitamina e tyre.