Rizoto me leng kerpudhash
Per kete menyre te gatuari te orizit un kam perdorur kerpudhat e thata por nese ju i kini te fresketa aq me mire.
Perberesit:
250 gr kerpudha te fresketa
1 gote oriz kokerr madh
1 qep mesatare
gjalp dhe vaj ulliri
1 liter uj
djath i grir pekorino ose parmixhano.
krip dhe piper
Pergatitja:
I shperjalm mire ne uje te bollshem kerpudhat dhe i vejm te ziejn ne 1 liter uj per 10 minuta.Grijm qepen hollshem dhe e skuqim me pak gjalp dhe vaj ulliri.Shtojm orizin dhe e skuqin dhe ate per 1 minut.Kur kerpurdhat te jen zier i grijm me griresin elektronik dhe i shtojm perseri te uji qe i kishim zier me pare.duke ju shtuar dhe kripen aq sa na mjafton dhe i ziejm perseri per disa minuta te tjera.Me legun e perfituar fillojm ja shtojm orizit pak nga pak duke e trazuar here pas here deri sa te kemi arritur ne zierjen e deshiruar.E heqim nga zjarri dhe i shtoj djathin e grir dhe e trazojm shpejt qe djathi mos na ngjitet.Kompletojm pjaten duke i shtuar siper piper te zi dhe nje fije vaj tartufi ose ne munges te tije vaj ulliri te cilesis se mire.
Ju befte mire 🙂