Përbërësit
-
Baza
-
200 gr. Miell Manitoba
-
6 Vezë në temperaturë ambjenti
-
100 gr. Sheqer
-
1 lugë të vogël Ekstrakt vanilje
-
Për ta njomur
-
700 ml-1lt Qumësht
-
250 ml Pana lëng
-
1 kanaçe e gjysëm Qumësht i kondesuar (Panda)
-
Për kremin me maskarpone
-
150 ml. Pana lëng
-
200 gr. Maskarpone
-
3 Të verdha veze
-
3 lugë Sheqer
-
3 lugë Ujë
-
Per kremin me karamele zana
-
50 ml. Pana lëng
-
5-6 cop Karamele Zana
-
Pjesa tjetër
-
2 lugë Kakako
Udhëzimet
Përgatisni bazën e trileçes të cilën e gjeni këtu dhe proçedoni me përgatitjen, pjekjen dhe njomjen e saj njësoj si te receta, vendoseni në frigorifer të pushoj.
Tani pastorizoni vezët, por nëse i keni super të freskëta mund ti përdorni dhe pa pastorizuar.
Rrihni vezët me 1 lugë sheqer derisa të bëhet një masë e fryrë. Bashkoni sheqerin e mbetur me ujin dhe vendoseni në zjarr të bëni një tip sherbeti. Sa fillon të marri val dhe në sipërfaqe bëhet me bulza. Hiqeni dhe duke e derdhur në fije sipër vezëve përzijeni njëkosishtë me maksimumin e shpejtësis së rrahësit elektrikë. (Kujdes se mos i bëni vezët omelet ? ) Përzijeni derisa masa të jetë e fryrë dhe lëreni të ftohet.
Pastaj bashkoni më të maskarponen gjithmonë duke e përzierë me rrahësin elektrikë.
Formoni panën në shkumë dhe me delikates bashkojeni dhe atë me maskarponen. Kur te keni kremin e lidhur vendoseni në frigorifer të pushojë.
Ndërkohë shkrini karamelet zana në pana derisa të bëhet një krem i lidhur mirë.
Kur maskarpone të jetë mpiksur, lyeni me të trileçen sipër, një shtres të bollshme sa shikoni që është mjaftueshëm.
Spërkateni paksa me kakao dhe salcë me karamele zana dhe lëreni akoma të pushoj në frigorifer për disa orë të tjera para se ta shërbeni.
Kaloritë mos i numëroni…thjeshtë shijojeni 😛
Salcën e karameleve Zana mund ta bëni dhe vet duke ndjekur këtë recetë, por mos i shtoni kripë.