Përbërësit
-
3 gota Miell
-
4 Vezë
-
80 gr. Gjalpënë temperaturë ambjenti
-
1 gotë Sheqer
-
1 gotë Pana lëng
-
1 gotë Lëng limoni
-
1 lugë Lëkura limoni të grira imët
-
1 lugë e vogël Ekstrakt vanilje
-
1 pako Pluhur pjekës për ëmbëlsira
-
Pjesa tjetër
-
1 Limoni prer në feta
-
4 luge Sheqer
-
2-3 lugë Gjalpë i shkrirë
Udhëzimet
Rrihni gjalpin me sheqerin dhe shtoni një nga një vezët gjithmonë duke i rrahur. Shtoni pana-n përziejeni përsëri, shtoni dhe lëkurat e limonit, vaniljen dhe lëngun e limonit. Jepini përsëri një të përzier. Tani shtoni duke situr miellin dhe pluhurin pjekës dhe përziejni përsëri me delikates që mos ulni volumin.
Një një tavë katrore shtroni një letër furre, dhe spërkateni fundin e saj me sheqer.
Sipër rradhisni fetat e limonit dhe sipër tyre shtoni pak gjalpë të shkrirë, tani derdhni me kujdes brumin dhe nivelojeni.
Vendoseni të piqet në furrën e nxehur me parë në 180°C për 20-25 minuta. Hiqeni dhe lëreni të pushoj paksa dhe të kulloj para se ta nxirni nga forma e ta ktheni përmbys.
Shërbejeni.
Shënim:( Ruajeni jashtë frigoriferit për 2 ditë) Limonat nëse i keni bio qëroini nga lëkura dhe pjesa e bardhë para se të shtroni fundin e tyre pasi gjatë pjekjes e hidhërojnë. Por nëse keni limonat normal me lëkurë të hollë mund ti përdorni pa problem me gjithë lëkurë.