0 0
Tavë me thjerza dhe lakër…për drekat e dimrit plot shije

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 gotë Thjerza të lëna më parë në ujë
gjysëm Lakër
1 Qep
2 Karrota
100-200 gr. Mish të thatë
2-3 lugë Vaj ulliri
1 lugë të vogël Kripë
1 lugë të vogël Tumerik
Pak Piper të zi
2 gjethe Dafinë
700-800 ml. Ujë
2 thelpinjë Hudhra

Tavë me thjerza dhe lakër…për drekat e dimrit plot shije

Po ju shkruaj një recet që do të lëpini gishtat por mbi të gjitha do jeni super të kenaqura pasi për të, ju duhet vetëm një enë dhe koha minimale për ta pergatitur.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Siç ju thash dhe në parathënie mua më pëlqenë të krijoj pjata që nuk duan shumë kohë për tu përgatitur dhe mbi të gjitha mos më krijojnë atë rrëmujën e madhe për të thënë “obobo kisha bër më mirë  një sallatë”. sepse asnjë më nga ne s?ka kohë të rri mbi sobë me orë të tëra. Në vrapin e ditëve dhe me orët që po shkurtohen të ushqehem përdit në shtëpi për mua është një domosdoshmëri. Më bën të ndjehem mirë e plot energji dhe super në formë. Ndaj krijoj këto pjata që ndoshta në pamje të parë nuk janë Waau por janë të dobishme të ushqehemi mirë, shëndetshme dhe mbi të gjitha të gatuara  në shtëpi.

Vijojmë me recetën 🙂

Merrni një tavë të bollshme dhe  vendosni në të, qepën e prerë imët, lakrën e prer hollë hollë dhe karrotat e prera ne kubikë.  Shtoni dhe hudhrat e grira imët, thjerrzat, mishin e thatë të prer hollë (nëse doni ta përdorni, por mund të përdorni dhe mish të grirë, salsiçe të thatë ose asgjë) shtoni kripë, piper, dafinën, tumerikun, ujin, vajin e ullirit dhe përzijeni. Mbulojeni tavën me letër alumini dhe futeni në furrën e nxehur më parë në 160°C për rreth 1 orë. Shtoini përsëri ujë nëse është e nevojshme, nëse shikoni që nuk është bër akoma e shijshme, herë pas here përzijeni. dhe vetëm minutat e fundit hiqjani letrën dhe lëreni që sipërfaqa të karamelizohet mirë.

Shërbejeni me bukë të thekur me vaj ulliri dhe rigonë.

 

 

para
Makarona “Paccheri” në furrë me kungull dimëror dhe salsiçe
pas
Supë me fasule, lakër dhe brokoli me aromë tumeriku
para
Makarona “Paccheri” në furrë me kungull dimëror dhe salsiçe
pas
Supë me fasule, lakër dhe brokoli me aromë tumeriku

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here