Përbërësit
-
2 Patate
-
3 Karrota
-
1 Qep
-
2 thelpinjë Hudhra
-
350 gr. Mish i grirë viçi
-
Pak Majdanoz
-
Pak Koper
-
1 gotë Kos
-
2 Të verdha veze
-
2 lugë Makarona supe
-
1 lugë Gjalpë
-
2 lugë Vaj ulliri
-
Pak Kripë
-
Pak Piper të zi
-
1 Limon
-
Lëng mishi ose vegjetal
Udhëzimet
Në mikser vendosni qepën, karrotat, patatet, hudhrat dhe jepini një të bluar. Hiqni gjysmën e kësaj përbërje pasi na duhet për trashjen e lëngut dhe ruajeni mënjanë. Tani po te mikseri me gjysmën tjetër të përbërjes shtoni dhe mishin e grirë, kripë, piper të zi, koper dhe majdanoz. Bluajeni derisa masa të formohet. Me këtë mas me duar me vaj formoni qofte të vogla sa një kokërr arre.
Në tenxheren e gatimit vendosni gjalpin me vajin dhe kaurdisni qoftet nga të gjitha anët duke pasur kujdes mos ti prishni formën. Hiqini me kujdes dhe ruajini mënjanë te mbuluara me letër alumini që të qëndrojnë të buta.
Te e njëjta enë kaurdisni pjesën e perimeve qe hoqëm më parë, kriposeni, piperoseni dhe sapo të marrin një ngjyrë të bukur të artë, mbulojini me lëngun e mishit ose lëngun vegjetalë. Shtoni dhe qoftet në të dhe ulni zjarrin në minimum duke i lën të gatuhen. Pas 10 minutash shtoni makaronat e vogla të supës dhe lëreni akoma të gatuhet.
Tani rrihni vezët me lëngun e limonit dhe shtoni dhe kosin, përzejini fortë sa të krijohet një mas, merrni pak lëng nga supa dhe shtojeni te salca me kos duke e përzier vashdimishtë. Më pas salcën me kos shtojeni brënda te supa gjithmonë duke e përzierë vazhdimishtë që mos ju pritet. Vijoni gatimin derisa supa të ajkoset dhe të lezetohet. Provojeni nëse ka akoma nevoj për kripë, piper dhe ndonjë erëz të njomë dhe shërbejeni.
1 Comments Hide Comments
Patate duhet t jem t ziera?❤️