Përbërësit
-
4-5 cop Merluc
-
lëngu i 2 Limon
-
1 lugë Lëkura limoni të grira imët
-
4-5 lugë Vaj ulliri
-
1 tuf e vogël Majdanoz
-
3-4 lugë Ullinjë pa bërthamë
-
1 kavanoz të vogël Kërpudha turshi
-
1 kavanoz të vogël Argjinare turshi
-
2 kokrra të vogla Qep e kuqe e ëmbël
-
2-3 thelpinjë Hudhra
-
Pak Kripë
-
Aq sa mjafton Piper të zi
-
Një dorë Domate Qershizë
Udhëzimet
Unë e kam përgatitur me përbërësit e me poshtëm por ju mund ta personalizoni me gjërat që keni më shumë qef, si trangull turshi ose të freskët, speca gogozhare ose të freskët, feta limoni etj. Përdorni llojin e peshkut që s’ka shumë hala, Belushk siç e kërkon dhe receta origjinale, ose Merluc si unë, Levrek, Troft, Krap, etj.
Peshkun pastrojeni mirë dhe thajeni me letër kuzhine. Më pas kriposeni, piperoseni dhe mbështilleni me letër alumini. Vendoseni në një tiganë dhe piqeni në flakë të lartë. Piqeni nga të dyja anët. Kjo metod i krijonë peshkut një pjekje si në zgarë por ndërkohë nuk bëhet tym dhe erë.
Më pas hiqeni nga zjarri zhvisheni nga letra dhe lekura e tij dhe pastrojeni tulin mirë dhe nga halat, vendoseni në një enë.
Tani në enë shtoni të gjithë pjesën tjetër të përbërësve. Pra kërpudhat, argjinaret, qepët e prera imët ( të shtypura me kripë me pas që ti ngordhi shija e fortë) domatet e prera, ullinjtë, kripë, piper, lëng limoni, lëkurat e limonit të grira me rende, vaj ulliri, hudhër dhe majdanoz te grirë imet. Përzijeni dhe lëreni pak minuta të marinohet para se ta shërbeni si meze me copa buke të thekur.