1 0
Përsheshi i Vitit të ri i rivizituar

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
Për kulaçin
1 Vezë
1 gotë Kos
1 gotë Hirrë djathi
600 gr Miell integral
1 lugë e vogël Sodë buke
Pjesa tjetër
2 pako Pançetë e prer në kubikë
1 Salsiçe italiane
2 lugë Rrush të thatë
1 Qep
2 lugë Stika pishe
1 tufë e vogël Mëndër
3 lugë Gjalpë
2 lugë Vaj ulliri
Pak Kripë
Pak Piper të zi
3 gota Lëng pule
2 lugë Kokrra Shege
Për lakrat e brukselit
250 gr. Lakra brukseli
1 thelpi Hudhra
2 lugë Vaj ulliri
Pak Piper të zi
Kripë

Përsheshi i Vitit të ri i rivizituar

E di që do më thoni përshesh është ai që bëjmë përherë tradicionali por nuk do isha unë nëse nuk do ju sillja këtë vitë dicka të veçantë tradicionale të rivizituar.

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

  • Për kulaçin

  • Pjesa tjetër

  • Për lakrat e brukselit

Udhëzimet

Ndani

Përgatisni kulaçin duke përzier miellin me hirrën  e djathit, kosin, sodën e bukës dhe vezën. Përziejni derisa të fomoni një brumë të formuar mirë dhe punojeni me duar. Nëse ju del i thatë pasi mielli integralë  ka nevoj për më shumë hidratim (thith më shumë ujë) shtoni akoma pak hirrë djathi ose kos dhe vijoni punimin për disa minuta derisa të keni një brum të ngjeshur mirë. Shtrojeni në një tepsi me pak vaj poshtë dhe piqeni në 180°C derisa të jetë gati, kur është pjekur plotësisht rreth 35-40 minuta.  Hiqeni nga furra dhe mbulojeni me një beze kuzhine që të kulloj.  Më pas copëtojeni në copëza të vogla.

Vendosni rrushin e thatë në ujë të ftohtë të njomet.

Ndërkohë që kulaçi pushonë, grini imët qepën dhe kaurdiseni me gjalpin dhe vajin e ullirit, shtoni salsiçen italiane të shkërmoqur, pançetën, dhe mëndër e girë imët dhe vijoni kaurdisjen për pak sekonda.  Në fund shtoni dhe stikat e pishës dhe rrushin e thatë të shtrydhur nga uji më parë, kriposeni.  Kur dhe këto të fundit të kënë marr faqe bashkoni kulaçin e copëzuar dhe kaurdisnei në yndyrën e formuar ngadal gjithmonë duke e përzier derisa të njomet plotësishtë. Tani shtoni gotën e parë të lëngut të pulës dhe vijoni kaurdisjen derisa ai të përthahet, nëse e keni kulaçin ende të thatë shtoni gotën tjetër të lëngut të pulës dhe vijoni  kaurdisjen derisa ai të jetë përtharë plotësishtë. Provojeni dhe nëse ju duket i shijshëm ndaloni gatimin këtu, nëse ju duket ende i thatë shtoni përsëri pak lëng, por mendojë që dy gota janë mjaftueshem.

Në këtë pikë unë e vendos pak në furrë një 5 minutësh në 200 gradë për të pasur një sipërfaqe krokante dhe dy kosistenca, (zgjedhja ime kjo, ju mund të ndaloheni këtu) ndaj vijojmë.

Lakrat e brukselit ndaini në mest dhe jepini një val në ujë me kripë për 10 minuta, kullojini dhe kalojini në një vaj të aromantizuar me hudhra të grira imët, kripë dhe piper të zi, jepini një faqe.

Vendosni përsheshin në pjatën e servirjes, shtoini sipër kokrrat e shegës dhe sipër vendosini dhe lakrat e brukselit. Spërkateni akoma me mëndër të grir e imët dhe shërbejeni.

 

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Përsheshi i Vitit të ri i rivizituar
Average rating:  
 0 reviews

Hapat

1
Bërë

para
Pulë në furrë me kërpudha dhe pana
pas
Kofsh qengji marinuar me kos
para
Pulë në furrë me kërpudha dhe pana
pas
Kofsh qengji marinuar me kos

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here