Përbërësit
-
2 Peta brisèe
-
300 gr. Makarona "Penne"
-
250 gr. Kungull dimëror
-
250 gr. Kerpudha Porçini
-
1 Presh
-
200 gr. Mozzarella
-
2 thelpinjё Hudhra
-
1 Spec djegës i thatë
-
1 gotё Salcë domatesh lëng
-
1 lugё e vogёl Kripë
-
sa mjaftonё Piper të zi
-
sa mjaftonё Arrë myshku pluhur
-
1 tuf e vogёl Majdanoz
-
1 Verdhë veze
-
Pak Qumësht
-
1 gotё Beshamel
-
2 lugё Vaj ulliri
Udhëzimet
Prisni imёt preshin dhe hudhrёn dhe vendosini tё kaurdisen nё vajin e ullirit. Shtoni dhe specin djegёs. Sapo vaji tё aromantizohet dhe preshi tё bёhet trasparent, shtoni kungullin e prer nё kubikё tё vegjёl dhe kёrpudhat e prera nё feta. Pёrzijeni. Kriposeni, piperoseni, shtoni majdanozin e grirё imёt dhe arrёn e myshkut. Sapo perimet tё jenё kaurdisur pak , pa i squllur, shtoni dhe salcёn e domateve. Lёreni qё salca tё gatuhet dhe tё lezetohet. Ndёrkohё vendosni tё ziejnё makaronat nё ujё tё nxehёt me kripё tё trashё.
Kur salca tё jetё gati, hiqeni dhe lёreni mёnjanё tё ftohet paksa. Kulloni makaronat akoma aldente dhe shtoini nё njё tas tё madhё qelqi. Shtoni nё tё beshamelёn, salcёn me kungull dhe kёrpudha, gjysёm garuzhe nga uji i zjerjes sё makaronave, mozzarella-n e prer ne kubikё, akoma pak majdanoz tё grirё imёt dhe pёrzijeni mirё me delikates.
Nё njё tavё torte me hapje nga jashtё shtroni njё letёr furre, vendosi sipёr njё petё brisé dhe fundin e saj shpojeni me pirunё.
Derdhni brёnda nё tortier, masёn me makarona dhe nivelojeni mirё. Mbylleni sipёrfaqen me pjesёn tjetёr tё petёs brise dhe prisni anёt e tepёrta (kujdes mos i hidhni pasi na duhen pёr dekor)
Palosni me kujdes anёt dukei izoluar mirё. Sipёrfaqen shpojeni me pirunё dhe vendoseni nё frigorifer tё pushoj paksa ndёrkohё qё merremi me dekorin.
(Me pjesёn e mbetur tё anёve tё petёs, prisni foma gjethesh me to dhe me pjesёn tjetёr krijoni toptha tё vegjёl qe do i vendosni nё gjithё rrethin e tortёs, gjethet vendosini tё shpёrndara nё sipёrfaqe)
Rrihni tё verdhen e vezёs me pak qumёsht dhe me ndihmёn e njё peneli kuzhine lyeni sipёrfaqen e tortёs dhe dekorin.
Piqeni nё furrёn e nxehur mё parё nё180°C pёr 40 minuta ose derisa shikoni qё sipёrfaqa ka marrё ngjyrёn e bukur tё art. Lёreni tё pushoj paksa para se ta shёrbeni