Përbërësit
-
500 ml. Pana lëng
-
1 gotë Qumësht
-
6 Të verdha veze
-
Lëkura portokalli
-
50 gr. Sheqer
-
Pakëz Kripë
-
2 lugë Past Fistiku
-
Një dorë Fistik
-
Disa lugë Sheqer integralPër djegien sipër
Udhëzimet
Në një enë vendosni pana-n me qumshtin dhe lëkurat e 1 portokalli të grira, të nxehen por mos e lini te marr val apo të zër cipën sipër, ndaj trazojeni herë pas herë.
Veçmas rrihni vezët me sheqerin dhe kripën derisa të formohen mirë, shtoni dhe pastën e fistikut. Përzijeni.
Kur pana të ketë arritur pikën e vlimit hiqeni dhe shtojeni te masa me vezë duke e përzier pa pushim. Shtoni dhe fistikët e grirë trash me thikë.
Ndani masën në tava individuale. Mbushi 2 gishtë me ujë të valuar një tavë të thellë. Vendosni brenda në të tavat individuale. Mbulojini me letër alumini dhe vendoseni të piqen në banjo-mari në furrën e nxehur më parë në 120°C ventilim ose 150°C statik për 35-40 minuta. Kremi duhet të rezultoj goxha i trashë në fund plotësishtë i mpiksur.
Hiqeni, lëreni të ftohen plotesishtë para se ti vendosni në frigorifer të pushojnë për 4-6 orë. Në momenti e servirjes spërkatini me sheqer integral, kaf ose normal dhe digjeni sipërfaqen e tyre me çakmakun e pastiçierit ose në furrë në maksimumin e temperatures së saj për 2 minuta.
Shërbejini.