0 0
Kek i kripur me spinaq dhe vezë

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 gotë Kos
3 gota Miell 00
3/4 e gotës Qumësht
Gjysëm gote Vaj vegjetal misri ose luledielli
2 Vezë
Pak Kripë
Pak Piper të zi
1 pako Pluhur pjekës për të kripurat
1 gotë Parmixhano të grirë
100 gr. Proshutë speck
100 gr. Spinaq
1 lugë Fara pishe
Pjesa tjetër
3-4 Vezë të ziera

Kek i kripur me spinaq dhe vezë

Jemi gati të presim Pashkët mungojnë vetëm lepurushat :)

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

  • Pjesa tjetër

Udhëzimet

Ndani

Masat janë bërë me gotat një përdorimshme plastike

Prisni imët spinaqin.

Bashkoni bashkë lëndën e thatë miell, kripë dhe pluhur pjekës dhe piper të zi. djathe

Në një tjëtër enë rrihni vezët  me kosin, shtoni pak nga pak vajin dhe qumshtin, bashkoni dhe djathin e grirë. Përzijeni mirë. Tani bashkoni me vezët dhe kosin, lëndën e thatë pra miellin me kripë dhe pluhur pjekës duke e situr. Përziejeni përsëri dhe në fund bashkoni proshutin spec të prer në copëza  të vogla dhe spinaqin. Pērzijeni me delikates me një spatul kuzhine.

Lyeni një formë për kek të kripur me pak vaj dhe shtroni brenda në të letër kuzhine, lyeni letrën  dhe nga brenda që të ngjitet mirë pas mureve të tavës. Derdhi një  pjes të brumit brenda, në mest shtroni vezët e ziera në rjeshtë dhe mbulojeni me pjesën tjeter të brumit. Sipër shtoni farat e pishësh dhe spërkateni me parmixhano të grirë. Shtoni dhe pak vaj në sipërfaqe. Piqeni në furrën e ngrohur me parë në 180°C statik, 160°C ventilim për 30-40 minuta. Bëni provën e shkopit.

Lëreni të kulloj mirë para se ta prisni.

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Kek i kripur me spinaq dhe vezë
Average rating:  
 0 reviews

para
Qeshqek sipas mënyrës time- Një pjatë tradicionale e rivizituar
pas
Kotoleta me lulelakër
para
Qeshqek sipas mënyrës time- Një pjatë tradicionale e rivizituar
pas
Kotoleta me lulelakër

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here