Përbërësit
-
rreth 2 kg. Gjel
-
1 gotë Bollgur
-
1 gotë Bizeletë ngrira ose të freskëta nëse është stina
-
Një dorë Kerpudha Porçini
-
Një dorë Ullinjë pa bërthamë
-
2 lugë Rrush të thatë
-
2 Karrota
-
2 lugë Vaj ulliri
-
4 lugë Kokrra Shege
-
1 thelb Hudhra
-
2 Qep të njoma
-
1 lugë të vogël Kripë
-
Pak Piper të zi
-
Një dorë BajameTë grira imët
-
Disa degë Trumëz
-
1 Spec djegësi freskët
-
Për marinimin e gjelit
-
2 lugë GjalpëNë temperature ambienti
-
2 lugë të vogla Lëkura limoni të grira imët
-
1 lugë të vogël Kripë
-
1 gotë Vere e Bardhë
-
1 lugë Vaj ulliri
Udhëzimet
Jepini një valë gjelit në ujë me kripë për rreth 20 -25 minuta ( jo me shumë pasi i prishet forma)
Kullojeni dhe lëreni të ftohet . Lëngun e tij filtrojeni dhe ruajeni mënjanë pasi na nevojitet për zierjen e bollgurit.
Gjalpin përziejeni i me kripën, piperin, lëkurat e limonit dhe sapo gjeli të jetë ftohur lyejeni me këtë përbërje duke e masazhuar mirë e mirë.
Kriposeni paksa gjelin edhe nga brenda.
Në lëngun e tij zieni bollgurin për 10 minuta. Kullojeni dhe ruajeni mënjanë.
Vendosni rrushin e thatë të njomet në ujë të ftohtë. Kur të jetë gati shtrydheni mirë me duar dhe ruajeni mënjanë.
Grini imët qepën dhe hudhrën dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit.
Shtoni karrotat dhe kërpudhat të prera në kubikë të vegjël, bizelet, gjethet e trumzës, dhe lëreni të gatuhen derisa perimet të jenë zbutur paksa dhe janë thekur në sipërfaqe.
Shtoni bollgurin tek perimet që të lidhet me shijen e tyre, kriposini, piperosini dhe hiqeni tiganin nga zjarri.
Lëreni të ftohet paksa që kur të bashkoni dhe përbërësit e tjerë ato të mos vyshken.
Pasi është ftohur shtoni ullinjtë e prerë, specin djegës, kokrrat e shegës,bajamet e grira dhe rrushin e thatë.
Me këtë masë mbushni brenda gjelin.
Nxehni sobën në 160°C
Sipër gjelit shtoni pak vaj ulliri dhe vendoseni të piqet në sobë për rreth 2 orë.
Herë pas here njomeni me verën e bardhë që të mos i thahet gjoksi.
Kur të jetë gati lëreni të pushojë paksa dhe shërbejeni me mbushjen e tij dhe bollgurin që ka tepruar.