Përbërësit
-
1 kg Kumbulla të errta
-
1 lugë Gjalpë
-
Pak Kanell
-
5-6 lugë Sheqer integral
-
Lëngu i 1 Limon
-
Për brumin
-
400 gram Miell
-
280 gram Gjalpëi ftohtë nga frigoriferi
-
150 gram Sheqer
-
1 lugë të vogël Vanilje lëng
Udhëzimet
Në një tigan me fund që nuk ngjitë vendosni kumbullat e prera në katërsh të karamelizohen me gjalpin, sheqerin integral dhe lëngun e limonit. Shtoni kanellën pluhur dhe lëreni derisa masa të humbi lëngun që ka lëshuar dhe të karamelizohen mirë.
Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësishtë.
Përgatisni “krambëllin” duke bashkuar miellin me sheqerin dhe gjalpin e prerë në kubik të vegjël. Shkërmoqeni të gjithë masën me duarë duke formuar një masë ranore.
Më këtë masë mbuloni paksa sipërfaqen e një tave drejkëndore të lyer me gjalpë, shtoni sipër kumbullat e karamelizuara në tër sipërfaqen, mbulojeni përsëri me brumin “krumbell”
Vendoseni në furrë e nxehur më parë në 200°C për 20 minuta, shikoje pak vetë me sy kur është e kuqerremtë dhe kërce. Shërbejeni të ngrohtë dhe nëse doni me akullore me vanilje sipër për ta bërë edhe më të shijshme.