0 0
Cocotte “mini tava” me patate dhe vezë

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
4 cop Patate
1 Qep
4 Vezë
3-4 lugë Djathë Gouda i grirë
3-4 lugë Vaj ulliri
1 lugë e vogël Kripë
Sa mjaftonë Piper të zi
Një tuf e vogël Trumëz
Rreth 200 gr. Proshutë speck
250 ml Qumësht
50 gr. Philadelphia
2 lugë Fara Mikse
1 thelpi Hudhra
1 lugë Miell misri

Cocotte “mini tava” me patate dhe vezë

Receta e cocotte-ve me presh një video që solla së fundmi pati shumë sukses në rrjetet e mia sociale ndaj mendova të eksperimentoj me një tjetër produktë me disa përbërës ekstra. Më besoni që dhe këtë do e dashuroni njësoj, ndoshta dhe me shume.

  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Patatet pritini në kubik mesatar dhe jepini një val në ujë me kripë për 10 minuta. Më pas kullojini dhe ruajini mënjanë.

Në një tiganë kaurdisni qepën me vajin e ullirit, shtoni dhe hudhrën e grirë imët, kripë, piper të zi dhe gjethet e trumzës. Bashkoni dhe patate dhe nje pjes të proshutit speck të prer hollë dhe kaurdisni sëbashku për pak minuta.

Në një tas rrihni djathin philadephia  me qumshtin, djathin e gouda, kripë, piper të zi, shtoni dhe miellin e misrit dhe përzijini mirë. Me pas bashkoni me qumshtin dhe patatet me qepët, përzijini përsëri dhe ndajeni masën në tasa të vegjël individual.  (në munges mund ta vendosni në një tavë të madhe)

Vendosni një vezë sipër, pak proshutë speck anash, pak fara mikse sipër, akoma pak djathë të grirë dhe një fije vaj ulliri. Shtoni përsëri disa gjethe trumze sipër dhe futeni të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C për rreth 15-20 minuta.

Shërbejini me një sallatë stine për të pasur një vaktë të plotë.

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Cocotte "mini tava" me patate dhe vezë
Average rating:  
 0 reviews

Steps

1
Done

previous
Makarona guackë në furrë me “broccoletti” dhe salsiçe italiane
next
Sfoljatë me asparag dhe parmixhano
previous
Makarona guackë në furrë me “broccoletti” dhe salsiçe italiane
next
Sfoljatë me asparag dhe parmixhano

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here