0 0
Biskota të mbushura me reçel fiku

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
300 gr. Miell
2 lugë Mjaltë
1 Vezë
Një maj luge të vogël Sodë buke
200 gr. Gjalpë Gjalpi duhet të jete i ftohtë dhe i prer në kubik
Pakëz Kripë
200 gr. Reçel fiku

Biskota të mbushura me reçel fiku

Një "pasta frolla" me shije delikate e bërë me mjaltë e cila mbështjell brenda në të ëmbëlsishtë reçelin e fikut.

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Vendosni të gjithë përbërsit e brumit në planin e punës ose në një robot kuzhine dhe formojeni atë derisa të keni një mas të ngjeshur mirë. Mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer te fresku të pushojë për 30 minuta

Ndërkohë te ngrirja vendosni për 15 minuta reçelin e fikut pasi ai na duhet shumë i trash që gjatë punimit mos të na shpërndahet në të gjithë brumin.

Kur brumi të jetë gati hapeni në një pet me trashësi 2-3 mm priteni diamaterin e petës në gjysëm

Larg njëra tjetrës aq sa ju mendoni se është sakt (pasi nuk duhet çuar dëm dhe shumë brumë)  vendosni nga një lugë të vogël reçel fiku. Mbulojeni me pjesën tjetër të petës dhe me ndihmën e gishtave izoloni formën rreth e përqark reçelit. Priteni me kujdes me një form biskotash rrumbullake. Vendosini biskotat në një tavë me letër furre poshtë dhe vendoseni tavën në frigorifer te fresku për 10 minuta që brumi të forcohet paksa. Me brumin e mbetur mblidheni dhe ngjesheni duke e formuar, hapeni përsëri në një pet me trashësi 2-3 mm dhe vijoni të njëjtin proçes si më sipër.

Kur ka kaluar ora e pushimit të biskotave në frigorifer, vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C për 15-20 minuta.

Hiqini dhe lërini të ftohen plotësishtë para se ti shërbeni me çajin ose kafen tuaj të pasdites.

 

 

Hapat

1
Bërë

A nuk janë biskotat më të bukura që keni parë???

para
Koçkulla me shishqebap pule- Një pjatancë që të ndiell Greqin dhe Orientin
pas
Welcome 36
para
Koçkulla me shishqebap pule- Një pjatancë që të ndiell Greqin dhe Orientin
pas
Welcome 36

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here