Përbërësit
-
180 gram Gjalpë
-
1 gotë Miell
-
4 Miell bajamesh
-
1 Vezë
-
1 lugë të vogël Ekstrakt vanilje
-
2 lugë të vogla Pluhur pjekës për ëmbëlsira
-
1 gotë Sheqer
-
1 lugë Lëkura limoni të grira imët
Udhëzimet
Punoni në mikserin elektronik gjalpin me sheqerin derisa të bëhët një shkumë e lehtë dhe shtoni dhe vezën dhe përzijeni përsëri. Pastaj shtoni lëkurat e limonit, vaniljen, pluhurin pjekës dhe gotën e miellit të bardhë. Punojeni përsëri kur përbërësit të jenë lidhur shtoni dhe miellin e bajameve, Hiqeni nga makineria dhe formoni brumin në planin e punës duke i shtuar akoma pak miell të bardhë që të lidhet, mbështilleni me celofan dhe lëreni në frigorifer te fresku të pushoj për 30 minuta.
Kur të jetë gati shtroni në planin e punës një letër furre, pluhëroseni me miell dhe sheqer dhe hapeni brumin në një trashësi 4-5 mm githmonë duke e spërkatur dhe sipërfaqen e tijë herë pas here me miell dhe sheqer dhe duke e u ndihmuar përsëri me letër kuzhine. Prisni format që dëshironi nga peta dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë. Piqini në furrën e ngrohur më parë në 160°C për 10-12 minuta ose derisa shikoni që janë gati.
Me pjesën tjetër të brumit ripunojeni dhe hapeni përsëri petën. Ky brum është delikatë dhe duhet ta vendosni petën çd0 herë në frigorifer të mpikset paksa para se të prisni format në mënyre që ato tu dalin lehtësishtë.