Përbërësit
-
2 gota Hikerr
-
1 gotë Sheqer integral
-
700 ml. Ujë
-
4 lugë Miell arre kokosi
-
1 lugë Gjalpë
-
sa mjafton Kanell
-
2 lugë Fletёza Bajamesh
-
2 lugë Niseshte
-
1 Portokalle
-
1 gotë Lëng Portokalli
-
2 lugë Sheqer për karamelin
Udhëzimet
Shpëlani i mirë hikrrën dhe vendoseni të ziej me ujë derisa të zjehet mirë, pastaj shtoni sheqerin kaf dhe arrën e kokosit.
Veçmas përzieni niseshten me pak ujë dhe derdheni te hikrra. Vijoni përziejeni derisa të trashet plotsishtë. Lëreni të ftohet para se ta ndani në tasa. Pasi e keni ndarë në tasa vendoseni në frigorifer të pushoj për 3-4 orë.
Për portokallet e karamelizuara veproni në këtë mënyrë, vendosni gjalpin të shkrijë dhe më pas shtoni sheqerin, vendosni brenda dhe fetat e portokalles dhe karamelizojini paksa, shuani me lëngun e portokallit dhe lëreni tiganin akoma mbi sobë derisa lëngu të trashet e të marri një ngjyrë të bukur karameli.
Në momentin e shërbimit spërkateni ashuret me kanellë, feta bajamesh të thekura dhe vendosi sipër feta portokalli të karamelizuara dhe paksa nga salca qe ka formuar potokalli.
Shënim: Ashurja me hikërr nuk ruhet më shumë se 1 ditë pasi nuk ka gluten dhe amidon fara e hikres si gruri dhe nuk ka veti përthithje. Ndaj pas 1 dite të plot ajo lëshon ujin.