Qofte me brokoli dhe mish të grirë viçi
Si mund ta quajmë ne shqipëtaret Vitin e Ri pa qofte ose me saktë Vitit i Ri për mua nuk mund të quhet po nuk pata qofte 😛
Sot i solla për ju me një shije shumë të veçantë, bazën e qofteve të përziera me brokoli. Një mrekulli. Në këtë mënyrë dhe fëmijet mund ta konsumojnë këtë perim që shtrëmbojne buzët sa her ja ndjejnë erën. Nëse i përgatisni për fëmijt mos i shtoni hudhëra, qep dhe piper.
500 gr. mish të grirë viçi
1 kokë të madhe brokoli rreth 300 gr.
3-4 thelpinjë hudhëra
2 feta bukë të thekur
2 qep të njoma
kripë dhe piper të zi
2 vezë
1 lugë vaj ulliri
1 lugë të vogël me piper të kuq
2 lugë me djath kaçkavallë të grirë
një tufë me mëndër
Bluani në blender brokolin me qepën e njomë, bukën e thekur, hudhërat dhe mëndrën. Këtë mas bashkojeni me mishin e girirë, vezët, djathin, kripë, piper të zi dhe të kuqe dhe vajin e ullirit. Përzijeni mirë me duar dhe formoni qofte petashuqe me brumin. Vendosni në një tavë me letër furre poshtë dhe shtoni akoma pak vaj sipër. Piqini në 200°C për rreth 20 minuta. Po nuk ishit të sigurta që jan gati provoni njërën prej tyre.
Shërbejini si antipastë ose duke i shoqëruar me patate furre bëhen një pjatë e dytë shumë e mire për ditët kur jeni pushim.
Ju bëftë mirë 🙂