Produktet që sduhet të mungojnë në çanten tonë të plazhit
Për disa nga produktet e biofficina toscana ju kam folur në këtë postim, sot dua tju them me bindje e plot që kjo linjë sduhet të mungoj në çantën tuaj të plazhit nëse doni të ktheheni akoma me flokë të bukur në shtëpi 😛 .Por jam edhe më e lumtur t’ju tregoj që tashmë biofficina toscana e gjeni dhe në Tiranë te Cocoshop (Rr. Islam Alla, 200 metra mbi maloren e Adidas në Myslym Shyri) ose te cocomed.
Shampoja e përzier me hidrolatin e sherebelit ose vetem me ujë i jep flokut shkëlqim dhe i bën të duken më të shëndetshëm. Shampoja duhet holluar pasi është shumë e përqëndruar dhe në vend që t’jua kuroj ju krijonë efektë të kundërt. Kanë masat ekzakte për hollim por për mendimin tim sa më delikatë të jetë floku aq më shumë hollojeni. Lanë mirë ndaj mos u trembni nese nuk shikoni të formohet ajo shkuma tipike që presim nga shampot. Era e saj është fantastike. Në përbërje shampoja ka bazë vajin e ullirit ja pse këto produkte janë të këshillueshme sidomos në stinën e verës ku floku nga plazhi dhe larjet e shpeshta ashpërsohen e thahen.
Balsami ndoshta produkti më i mirë i kësaj linje. Për mua merr pikët maksimale. Bën punë e tij ashtu siç duhet dhe flokut i mjatonë fare pak për tu shkriftuar. Ruan butësin gjatë dhe i jep një shkëlqim gjithë gjatësis.
Kremi përdoret në flokë të lagur dhe është një melhem natural, përveçse i jep butësin e duhur flokut, por i riparon flokët e dëmtruar gradualishtë. Unë e përdorë dhe në flokë të thatë për të ulur ato flokët e reja që ngrihen përpjet por dhe për të zbutur onden kur i lëj flokët të më thahen natyrshëm..
Do doja shumë të dija dhe opinioni tuaj rreth këtyre produkteve, ndaj më shkruani në komente këtu poshtë përshtypjet tuaja.
🙂