Phyto- Energjia e natyrës
Sloganin e kan të saktë ashtu siç janë në të vërtet të gjitha këto produkte të Phyto. Jo për ti bërë reklam dhe pse kur i kerkova disa tester për ti provuar pasi në Itali mezi gjënden të gjithë produket e tyre dhe meqë doja të provoja maskën hidratuese që kushtonte shumë mezi më dërguan këto 4 copë që shikoni në foto. Gjithsesi unë jam klientja e tyre me kremin phyto creme 7 . Phyto bën vertet mrekulli përsa i përket linjes së flokëve. Une kamë provuar çdo shampo, maskë dhe kremëra që kanë të bëjnë me rigjenerimin e flokut të thatë. Nuk kam provuar akoma bojën e flokëve por një dite do ta provoj dhe do ju tregoj. Phyton kam mëse dy vite që e perdor. Kam filluar me phyto cream 7 pastaj kalova te 9 dhe ky i fundit ka shpëtuar flokët e mi sidomos në këtë periudh vere. Ky krem vepron në flok ashtu siç vepron kremi hidratues dhe ai ushques në fytyrën tonë. Produktet në foto ishin të gjitha të mira vetëm me shampon hidratuese nuk u gjenda mirë, mi linte flokët lehtësishtë pa shkëlqim. Mbase kjo ndodhë vetëm me flokun tim.
Ndërsa phyto crem 9 është një krem ushques që vepron mbi flokun si një trajtim i zgjatur. Nuk do ti shikoni rezultatet në ditët e para por në vazhdimësi. Nuk eshte totalisht bio në formulen e tij por rëndësi ka, që ska silikon, paraben dhe parafin. Nuk më pelqente shumë aroma e komplet produkteve Phyto por me kalimin e kohës mësohesh dhe nuk e ndjen pothuajse fare. Linja në tërësi është e shtrenjtë dhe nuk e di nese në Shqipëri do ti gjeni por kërkoni online se ka shume site që i shesin. Jua them këtë sepse dhe në itali mezi e gjej phytocrem 9 dhe gjithmon i blej ne Franc. Produktet shiten të gjitha në farmaci dhe parafarmaci.
Po ju vë dhe linkun e faqes së tyre mbase gjeni produktet që ju nevojiten.